Vodhi 12 milionë lekë në një banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 09:37 | Kronikë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë, arrestohet

Policia në Tiranë ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili pesë ditë më parë vodhi 12 milionë lekë në një banesë,

Ndriçim Koka, i cili u vu në pranga nga policia, rezulton i dënuar më parë në Greqi, për të njëjtin krim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin “Saga”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi N. K., 37 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”. Më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’”, njofton policia.

Hetuesit po ashtu po punojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 37-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos