Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin ndaj 4personave të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, që thurën planin për vrasjen e Inez Harullës dhe Ervis Matodashajt, krim që nuk u realizua. Të pandehur për këtë çështje janë Leonard Luzi, i njohur edhe si Zejno Sejno, AmarildoNikolli, ose Xhanej, Muharem Koroveshi, i njohur edhe me emrat Muharem Ismaili e Muharem Myftaraj, si dhe Erio Zejno.
Ata akuzohen për “sigurim kushtesh për vrasje”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas SPAK, vrasja e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontrollit të lojërave të fatit. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Leonard Luzi, kushëri i një personi të vrarë në vitin 2013 në Vlorë, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për krimin e dyfishte. Për këtë qëllim ai ka krijuar një grup kriminal, ku Amarildo Nikolli do të ishte ekzekutor, ndërsa Mharrem Koroveshi dhe Erio Zejno në rolin e ndihmësit.
Edhe pse kishin gjetur armët dhe vëzhguar shenjestrat, plani dështoi pasi në gusht 2023, Amarildo Nikolli u arrestua nga policia e Vlorës teksa kishte një armë me vete. Sipas SPAK, në vitin 2014 Ervis Matodashaj ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Erigert Zejnos një vit më herët, hetim që ishte pushuar ndaj tij për mungesë provash.
Si nisi konflikti dhe plani i thurur për vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës?
Më 22 shkurt të vitit 2013 është ekzekutuar me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë, gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë, hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.
Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.
Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Këto 2 të fundit kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, i cili ishte ngarkuar për të kryer vrasje. Gjithashtu, detyra e tyre ka qenë edhe për gjendjen e 2 objektivave, si dhe për të ndihmuar në fund autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Si dështoi plani?
Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të vitit 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji i Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Pra pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjet një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.
Hetimet
SPAK i ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të katër të pandehurve, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar kush është porositësi. “Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, vazhdojnë hetimet në kuadër të një procedimi penal të ndarë, i cili synon zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Kush është Inez Hajrulla?
Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar 3 tentativave për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017, në 2019 dhe së fundmi në 2023. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë. (A2 Televizion)