Hetimet për Ergys Agasin, paraqitet në SPAK ish-drejtori i policisë së Durrësit

Nga Igli Çelmeta
30 Shtator 2026, 17:15 | Kronikë

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, ku u pyet lidhur me hetimet që po kryhen si fraksion më vete për personat që mund të kenë ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi, kur ishte në kërkim.

Për të dhënë dëshminë e për t’iu përgjigjur pyetjeve të BKH ishte pa avokat në cilësinë e personit në dijeni. Burimet thanë se thërritja lidhet me funksionin e mëparshëm të tij, kur ka drejtuar Policinë e Durrësit post që e ka mbajtur deri në janar të vitit 2026.

Në Prokurorinë e Posaçme rreth 50 minuta dhe në dalje gazetarëve iu përgjigj me batuta.

Për këtë fraksion hetimesh është pyetur më herët në SPAK edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndërsa pritet që në godinën e xhamtë të paraqiten edhe emra të tjerë. Agasi u arresti më 26 gusht në Durrës në makinën që drejtonte ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos