I shpallur në kërkim pas vdekjes së ish-bashkëshortes, arrestohet Eraldo Fizi

Nga Igli Çelmeta
30 Shtator 2026, 14:45 | Kronikë

I shpallur në kërkim pas vdekjes së ish-bashkëshortes,

Është arrestuar nga Policia e Lezhës Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, të resë e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostokstinë, pasi dyshohej se dhunohej nga partneri.

Prej gati 8 muajsh, Fizi ishte në arrati, por është vënë në pranga këtë të mërkurë, raporton A2 CNN.

25-vjeçarja Xhuana Nikolli, nga Lezha, ndërroi jetë në QSUT në mars të këtij viti, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortit të saj, me pretendimet se ky i fundit e dhunonte.

Në polici, familjarët kanë pretenduar se në trupin e të resë janë konstatuar edhe shenja dhune, por pritet ekspertiza mjekoligjore për ta vërtetuar.

Ish-bashkëshorti i të ndjerës, 25-vjeçari Eraldo Fizi, ishte shpallur në kërkim për veprat penale të dhunës në familje dhe shkaktimit të vetëvrasjes.

E ndjera Xhuana Nikolli është me origjinë nga Lezha dhe jetonte në Shëngjin. Ajo kishte studiuar për drejtësi, ndërsa në verën e vitit 2025 ishte martuar me 25-vjeçarin, por pas 3 muajsh ishin divorcuar.

Një ditë para se të vetëflijohej, dyshohet se Xhuana Nikolli është ndeshur me ish-bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se i ka shkuar në banesën në Tiranë.

Para se të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, e reja dyshohet se i ka lënë një letër prindërve, ku shprehej se nuk donte t’i bënin më keq ata njerëz që i kishin bërë keq. Në fund të letrës, 25-vjeçarja i kërkon ndjesë prindërve të saj për aktin ekstrem që po ndërmerrte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos