
Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura më herët nga GJKKO ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit.
Bakalli u dënua me 19 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimit i zbret 1/3, kurse Loci 12 vite burgim, që në zbatim të gjykimit të shkurtuar do të llogaritet në 8 vite burgim.
Çështja ndaj tyre u hetua nga prokurori i posaçëm i SPAK Adnan Xholi qe i mori të pandehur për “trafik narkotikësh” dhe “grup kriminal”. (A2 Televizion)