Hetimi ndaj Veliajt, SPAK pyet për mbi 4 orë bashkëshorten e biznesmenit

Nga A2 CNN
8 Janar 2025, 18:54 | Kronikë

Hetimi ndaj Veliajt, SPAK pyet për mbi 4 orë bashkëshorten e

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, ishte personi i radhës që dha shpjegime në SPAK për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij. Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumëse 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median. 

Sipas SPAK, Nito është një nga kontaktet e afërta të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe për këtë shkak ajo dhe bashkëshorti ju nënshtruan edhe kontrollit nga SPAK, në zbatim të vendimit gjyqësor të 5 dhjetorit.

Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos