Hidhet gaz lotsjellës i skaduar në protestë

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 20:16 | Kronikë

Hidhet gaz lotsjellës i skaduar në protestë

Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve në të shtunën. Një prej bombolave të hedhura, e siguruar nga A2, ka të shkruar datën e prodhimit në korrik të vitit 2019 dhe datë skadence në korrik 2023.

Gazi u përdor në godinën e Kryeministrisë pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë ndërsa u hodh edhe te Parlamenti, pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit

Disa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës, shkruan A2 CNN.

Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Më herët, një person u dërgua me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi mbeti i lënduar në protestën e opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos