Humb jetën 25-vjeçari në Elbasan, i shpërthen tritoli që do t’i vendoste një automjeti

Nga Belinda Ruçaj
29 Tetor 2024, 12:23 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm ka zgjuar të tronditur banorët e lagjes Shënkoll në qytetin e Elbasanit, shkruan A2 CNN.

Tentativa për të vendosur një sasi lënde shpërthyese e dyshuar tritol, një automjeti të parkuar, rezultoi fatale për autorin, të cilit i shpërtheu lënda plasëse duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte. Viktima është identifikuar si Kristi Balukja,25 vjeç banor i Elbasanit.

Ndërsa automjeti që u tentua t’i vendosje tritoli është i shtetasit Renato Çepa dhe ishte parkuar para banesës së tij.

Nga të dhënat paraprake të policisë së Elbasanit dyshohet se motiv i kësaj ngjarje, ka qenë një konflikt i vjetër për motive të cilësuara të dobëta por të pasqaruara nga ana e policisë mes viktimës Balukja dhe Çepës.

Përveç të dhënave operative, policia ka nisur këqyrjen dhe të kamerave të sigurisë ndërsa po verifikohet e kaluara si e viktimës ashtu edhe e pronarit të mjetit që iu tentua ti vendosej lënda shpërthyese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos