
Një ditë pasi ra nga lartësia e Majës së Thatë në Tropojë, është nxjerrë trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova.
Kërkimet për trupin kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë, së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.
“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit L. A., 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)