I dënuar me 10 vite burg, vihet në pranga Musa Rama

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 16:15 | Kronikë
I dënuar me 10 vite burg, vihet në pranga Musa Rama
Foto ilustruese

Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga 65-vjeçarin Musa Rama, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.

“Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.     

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën "Arkitekt Kasemi", është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos