I dënuar me 15 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet në Korçë 57-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 14:43 | Kronikë

I dënuar me 15 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga të premten. Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, u arrestua në Korçë  Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka, i lindur në Bilisht.

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar Osmanllarin, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person. 

57-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos