Dy persona, të cilëve policia u gjeti shuma të mëdha parash në automjete në Fier, janë proceduar penalisht në Fier. Bëhet e ditur se hetimet kanë nisur për A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.
Po ashtu, penalisht është proceduar J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip "Benz". Policia njofton se vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
(A2 Televizion)