Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 09:05 | Kronikë

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet

Një shtetas është ekstraduar nga Italia pasi në prill 2025 GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas ka koordinuar pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E.L.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos