
Para ndeshjes Flamurtari–Vllaznia, një moment prekës u shënua në kujtim të Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, teksa kthehej nga puna si kamarier.
Futbollistët e Flamurtarit vendosën trëndafila të bardhë dhe fotografinë e tij në këndin e tifozëve, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për një minutë në nderim të kujtimit të tij.
Kujtojmë se Shametaj u përplas nga një eutomjet teksa kthehej nga puna me motorin e tij gjatë mbrëmjes, shkruan A2 CNN.
Nga të dhënat rezultoi se shoferi i automjetit që përplasi 17-vjeçarin, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe po e ngiste makinën me shpejtësi të lartë. (A2 Televizion)
