Një 51 vjeçar është arrestuar nga Forcat Operacionale në zonën e Maminasit pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge.
Gjatë operacionit “Operacionalja 34”, është kapur me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)