Qëllohet me breshëri plumbash godina e një depoje farmaceutike. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës nga persona ende të paidentifikuar.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka të lënduar veç dëme materiale ne fasadën e xhamit.
Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra raporton se policia është njoftuar mëngjesin e sotëm kur punonjësit kanë shkuar në godinë dhe kanë konstatuar shenjat e plumbit në xhamat e fasadës së kompanisë farmaceutike.
Policia ka marrë në pyetje punonjëist e kompanisë dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë jo vetëm të biznesit farmaceutik, por edhe të bizneseve të zonës.
Është zbuluar një automjet prej nga qëllohet në lëvizje dhe mënjëherë largohen në drejtim të paditur. (A2 Televizion)