I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 15:18 | Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Policia njofton se një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se ka djegur shtëpinë e të dashurit të saj. Në njoftimin e policisë thuhet ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos