Është nisur jashtë vendit adoleshenti që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Lundër. Sipas burimeve të A2 CNN, 17-vjeçari sapo është nisur në Romë për të vijuar terapinë mjekësore
A2 CNN mëson se rreth orës 22.00 të mbrëmjes pritet të niset edhe i vëllai i tij, 11-vjeçari i cili është në gjendje më të rëndë shëndetësore, por stabël.
Atentati me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë, mes të cilëve edhe dy të mitur.
Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë. (A2 Televizion)