Një 48-vjeçar në Korçë ka mbetur i plagosur, pasi duke drejtuar një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit, i cili po merr mjekim në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet buqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)