Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
A2 CNN mëson se aksidenti është regjistruar në afërsi të kthesës së Bulos, ku një automjet tip “Mercdes Benz” është përplasur me një mjet tip “Ford Fiesta”.
Përplasja mes tyre ka qenë e fortë duke sjellë dëme të shumta materiale në pjesën e përparme të të dy mjeteve.
Dyshohet se automjeti tip “Benz” ka qenë duke lëvizur përtej shpejtësisë së lejuar në këtë zonë.
Mësohet se nga ky aksident ka persona të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. (A2 Televizion)