Dosja “Partizani”, shtyhet seanca për “fatin” e Berishës. Avokatët: S'u pyet Rama

Nga Armand Bajrami
18 Prill 2025, 18:41 | Kronikë

Gjykata e Posaçme nuk doli as të premten me një vendim për kalimin ose jo në gjykim të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe shtatë të pandehurve të tjerë të dosjes “Partizani”.

Përmes avokatëve të tij, ish-ministri i akuzuar për “korrupsion”, i kërkoi edhe një herë gjyqtares paraprake Flojera Davidhi pushimin e çështjes, me argumentin e pafajësisë. Mbrojtësit e ish-kryeministrit pretenduan një tërësi aktesh të pavlefshme në dosje, por edhe mungesë të thirrjes për deklarime të kryeministrit Edi Rama, ish-kryetar bashkie në kohën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.  

Kjo dosje, në të cilën gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicencuar, firma të falsifikuara, të cilat prokurori i dëgjon dhe hesht. Imagjinoni në këtë çështje, kur Sali Berisha është i pandehur dhe Edi Rama nuk thirret. Është autori i ndryshimit të destinacionit të truallit të klubit Partizani, që ka hapur siparin e gjithë kësaj”.

Sipas SPAK, që kërkon kalimin në gjykim të çështjes, ish-kryeministri Berisha ka miratuar ligje dhe akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur në çështje për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Pushim të çëshjtes kërkuan edhe të pandehurit e tjerë në gjykim, ndërsa seanca u ndërpre dhe shtymë pas për më 23 prill, për shkak të mospranisë së një prej avokatëve të shoqërive tregtare, e marrë e pandehur si person juridik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos