Atentati në Rinas, ish-ministri i Rendit: Nuk mund të themi që ka rënë shteti

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 21:17 | Kronikë

Atentati në Rinas, ish-ministri i Rendit: Nuk mund të themi që ka

Ish-ministri i Rendit Bajram Yzeiraj hodhi poshtë deklaratat se shteti ka rënë në lidhje me atentatin mafioz në Rinas, por pohoi përgjegjësinë e policisë në këtë ngjarje. Në “Off the record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se policia nuk mund të justifikohet për ngjarje të tilla.

“Ngjarje të tilla të veçanta nuk do të thotë që ka rënë shteti, por ngjarje të tilla edhe pse të rralla janë të asaj natyre që është vështirë të pohosh se niveli i sigurisë është mirë. Të ndodhi në gjykatë që është institucion i veçantë i shtetit, pavarësisht se kush e kishte sigurinë. Ti si polici nuk mund të heqësh dorë nga informacioni kriminal dhe gjurmimin sipas informacionit ta parandalosh. Policia ka barrë e përgjegjësi nuk mund të justifikohet për ngjarje të tilla duhet ta kërkojë informacionin dhe në grupe të tilla të tërheqë bashkëpunim sekret. Format i dinë ata, por ka kaluar në formalizëm ka gënjejnë me shifra se ka kaq tërheqje e informacion. Kjo që ndodhi dje mund të ndodhë nesër më keq. Mund të ndodhë akt terrorist. Ky nuk është akt terrorist, por shumë afër. Në raport me opinion publik është akt terrorist”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos