
Sherr mes kushërinjve në Proptisht të Mokrës.
Paa debatit që kanë pasur këtë mëngjes dy të afërmit B. Çela dhe M.Çela, debati ka agravuar në përplasje fizike mes tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi M. Çela.
Mësohet se shtetasi tjetër është shoqëruar nga policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, ku po merr trajtim mjekësor.
Njoftimi i Policisë Pogradec
Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 09:00, në fshatin Proptisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Ç. 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Ç., 48 vjeç, i cili u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vijuar kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i kontrolleve, është kapur në fshatin Proptisht, autori i dyshuar, shtetasi B. Ç., i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)