
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”. Policia njofton se drejtuesi i një automjeti ka aksidentuar për vdekje një këmbësore. Sipas policisë viktima është e moshës 65-vjeçe, ndërsa drejtuesi është shoqëruar në komisariat.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, B. Ç., 65 vjeçe, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, njofton policia. (A2 Televizion)