All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

I nxori armën e shërbimit mjekes në spitalin e Gjirokastrës, pezullohet efektivi

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2024, 20:43 | Kronikë
All - Paragraf - 1

I nxori armën e shërbimit mjekes në spitalin e Gjirokastrës,

Kallëzimi i një mjekeje të punësuar në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës, se një polic i ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore, i ka kushtuar shtrenjtë efektivit të identifikuar si Siri Kacaboni.

All - Paragraf - 3

Për ngjarjen e ndodhur më 25 tetor, kanë nisur hetimet nga ana e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë – Gjirokastër dhe është vendosur që të pezullohet nga detyra.

Kacaboni po ashtu akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, raporton A2.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit S.K., me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore”, informon AMP. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos