Tërmeti shkund Kaliforninë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 11:06 | Kronikë

Tërmeti shkund Kaliforninë

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në Lamont të Kalifornisë.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë pothuaje në të gjithë shtetin.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA bën me dije se epiqendra e lëkundjeve ishte rreth 20 km në juglindje të Lamont dhe 30 km në jug të Bakersfild.

Ndërkohë, që tërmeti i parë është pasuar nga 30 paslëkundje më të lehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos