I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh e grup të strukturuar kriminal, arrestohet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 15:04 | Kronikë

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh e grup

Policia në Spanjë ka vënë në pranga 49-vjeçarin, Ismail Zeneli, alias Luan Sadria, në kuadër të operacionit të koduar policor “Madridi”.

Bëhet e ditur se Zeneli është arrestuar në kryeqytetin e Spanjës për t’u ekstraduar në Shqipëri pasi është i akuzuar nga GjKKO, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  ka caktuar ndaj tij në nëntor të këtij viti masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit Zenelit në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos