I akuzuar për trafikim droge, përjashtohet nga Policia e Shetit, Kryekomisari Stiljan Pasho

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 19:46 | Kronikë

I akuzuar për trafikim droge, përjashtohet nga Policia e Shetit,

Kryekomisari Stiljan Pasho, i cili u arrestua një ditë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Shefi i Kufirit Në Korçë, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Përjashtimi i Pashos, i është propozuar drejtorit Muhamet Rrumbullaku nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera ndaj tij.

Përjashtimi i tij u bë për  shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit. Një ditë më parë ai u arrestua në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”.

Nga hetimet, rezulton se Kryekomisari Stiljan Pasho, duke përdorur postin, ka ndihmuar në intervale të ndryshme kohore, një person që të kalonte kufirin në Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit në automjet.

I akuzuar për trafikim droge, përjashtohet nga Policia e Shetit,

Dyshohet se Pasho ka urdhëruar edhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontrolle. Kryekomisari, siç u bë e ditur,  ka qenë i ulur në vendin e parë, në momentin kur Lorenco Lika ka kaluar në doganë mjetin, në të cilin ndodhej edhe një bombol gazi e mbushur me lëndë narkotike. 

Droga u gjet më pas nga autoritetet greke, në një banesë në Follorinë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos