All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

I shumëkërkuari i policisë, i akuzuar për disa krime, kush është Esmeraldo që i shpëton prangave?

Nga Julian Kasapi
16 Janar 2024, 15:26 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Disa dhjetëra forca policore të Shkodrës të mbështetura nga ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e vëllait të të shumëkërkuarit, Eljo Hato. Ky i fundit njihet si mik i të zhdukurit Ervis Martinaj dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen "Metamorfoza".

Kërkimet në banesë rezultuan të pasuksesshme, ndërsa policia ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë aksion. Sakaq, vëllai i Eljonit, Elkier Hato ka akuzuar forcat e policisë që kanë qenë të dhunshëm gjatë aksionit të kërkimit, duke i vrarë një qen dhe plagosur qenin tjetër.

All - Paragraf - 3

Në këtë banesë policia ka ushtruar kontrolle edhe herë të tjera, por pa mundur dot të kapë të shumëkërkuarin Eljon Hato.

Po kush është Eljo Hato?

Eljo Hato 34-vjeçar (skeda)do të përfshihej për herë të parë në skedarët e policisë që në vitin 2014 kur pas një konflikti banal në Shkodër ai vrau një bashkëmoshatar shok të tij dhe plagosi një tjetër. Por rrezikshmëria e të riut shkodran i njohur nga miqtë dhe me emrin Esmeraldo nuk përfundoi vetëm me vrasjen e shokut të tij Indrit Hylli dhe plagosjen e Jetmir Mollës.

All - Paragraf - 6

Ai u arrestua në vitin 2015në Laç ndërsa në burgun e Shën Kollit dyshohet se porositi një tjetër vrasje nga brenda qelisë. Bëhet fjalë për porosinë për të eliminuar mjekun radiolog të spitalit të Shkodrës Agron Terolli. Fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia e Shkodrës pasi arrestoi 21-vjeçarin që do të kryente krimin.

Pas marrjes në pyetje të të arrestuarit u mësua se djali i mjekut  kishte plagosur me armë zjarri një person dhe e kishte lënë të paaftë fizikisht. Hato dhe djali i mjekut e kryenin dënimin në të njëjtin burg ndërsa për policinë ngjarja mbeti thjesht nën dyshimin e hakmarrjes.

Pas tre vitesh burg Hato u lirua në rrethana të paqarta ndërsa në verën e vitit 2018 u përfshi në konfliktin me armë në lokalin në zonën e ish bllokut në Tiranë ku mbeti dhe i plagosur. Tre vite pas ngjarjes u shpall sërish në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në një atentat të organizuar për vrasjen e Taulant Pepaj. Atentati fatmirësisht dështoi dhe shënjestra i shpëtoi plumbave.

All - Paragraf - 9

A2 CNN publikoi dhe videon e kësaj ngjarjeje në shkurtin e vitit 2021 në lagjen Skënderbeg të Shkodrës. Në video duket që marrin pjesë tre persona dhe që qëllojnë në drejtim të automjetit të Pepajt edhe ky një person i skeduar nga policia e Shkodrës për plagosje.

Fillimisht sipas policisë është Eljo Hato që i afrohet automjetit të Taulant Pepës dhe tenton t’i hapë derën e shoferit me pistoletë në dorë por pa mundur, pasi makina është në lëvizje. Pas tij vjen dhe Sehar Xhenje e pasi makina e Pepës largohet të dy qëllojnë në drejtim të saj.

Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, nuk ngriti akuzë për dy të dyshuarit e policisë Eljo Hato dhe Sehar Xhenje pasi sipas akuzës ata nuk ishin të përfshirë në këtë sulm. Gjykata e Shkodrës shpalli fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen për “Mbajtje pa leje të armëve”, i cili u dënua vetëm 3 vite e 8 muaj burgim.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos