I vendoset tritol një banese në Shkodër

Nga A2 CNN
20 Shtator 2024, 07:16 | Kronikë

I vendoset tritol një banese në Shkodër

Një shpërthim në një banesë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Shkodër.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, në fshatin "Dragoç", Postribë, shkruan A2 CNN. Sipas policisë, në portën e jashtme të banesës, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Mësohet se banesa është në pronësi të Lulëzim Hasajt, 49 vjeç. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 05:35, në fshatin "Dragoç", Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh  nuk banon njeri, është  hedhur  një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos