Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy të rinj

Nga A2 CNN
19 Shtator 2024, 23:18 | Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy të rinj

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta, shkruan A2.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Të plagosurit janë 18 dhe 20 vjeç. Ata ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos