I vendosi gjobë shoferit të furgonit, dhunohet polici bashkiak në Vlorë

Nga Jerola Ziaj
10 Tetor 2024, 10:44 | Kronikë

I vendosi gjobë shoferit të furgonit, dhunohet polici bashkiak në

Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një polic bashkiak është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së mërkurës në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, polici bashkiak Bruno Jazaj është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një furgoni që operon linjën e fshatit. Ai ka fraktura në kokë dhe në hundë.

Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital është larguar për në banesë. Hetimet e mëtejshme do zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj, teksa nuk ka ende informacion për autorin e dyshuar të agresionit. Paraprakisht mësohet se kanë qenë dy persona me lidhje familjare mes tyre ata që e dhunuan.

Lidhur me këtë ngjarje, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

Ndërkohë, në dëshminë e Bruno Jazajt, ai ka theksuar se është goditur për shkak të detyrës.

"Kam qenë me uniformë në një lavazh kur fillimisht jam sulmuar nga një person. Jam futur në makinë dhe kam lajmëruar policinë. Kur kam qenë duke pritur policinë ka ardhur një tjetër person, babai i djalit. Kam dalë nga makina pasi të atin e tij e njoh. Kur kam dalë më kanë sharë dhe më kanë thënë të mos vendos më gjoba", ka thënë polici bashkiak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos