Të dehur qëlluan me armë në mes të Shkodrës, arrestohen 2 vëllezërit dhe kushëriri

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 18:01 | Kronikë

Të dehur qëlluan me armë në mes të Shkodrës,

Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre u arrestuan nga policia e Shkodrës, pasi në orët e para të mëngjesit qëlluan me armë në sheshin “Prek Cali”, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas të dhënave paraprake, tre personat ishin të dehur në momentin e ngjarjes, teksa nuk raportohet për të lënduar, pasi të shtënat me armë u kryen në ajër.

Kështu, policia arriti të arrestojë shtetasit, Vikor Marku, Ndok Marku, Lekë  Marku, një prej të cilëve me precedentë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos