I vuri flakën lokalit të bashkëshortes dhe e raportoi si aksident, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 14:42 | Kronikë

I vuri flakën lokalit të bashkëshortes dhe e raportoi si

Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 50-vjeçar që dyshohet se i ka vënë flakën lokalit të bashkëshortes së tij.

Objekti në fjalë u dogj mesditen së mërkurës në fshatin Nartë. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por me zhvillimin e hetimeve rezultoi se zjarrin e kishte vënë 50-vjeçari për motive të dobëta. 

Biznesi adminstrohej nga bashkëshortja e tij me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe ku ishte parkuar një automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos