Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një 50-vjeçar dërgohet në spital me ambulancë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2024, 15:54 | Kronikë

Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë,

Nuk kanë munguar incidentet në takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe. Kreu i qeverisë shqiptare u prit me thirrjet; Rama ik! Deri kur..! edhe brenda sallës ku po zhvillohej takimi me bashkatdhetarët në turin e diasporës, ku ai kërkoi mbështetjen e shqiptarëve për zgjedhjet e vitit 2025.

Nga salla e “Cooper Box Arena” ku u mbajt takimi u nxor me barrelë një shqiptar rreth 50 vjeç. Siç mësohen A2 CNN, 50-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spital.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Djali i tij deklaroi për gazetaren Fjorela Beleshi se i ati ka probleme me zemrën, por nuk diti të përgjigjej nëse babi i tij kishte marrë lëndime.

Kujtojmë se kryeministri Rama e nisi fjalimin e tij duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku mbahej takimi duke shtuar se “ndasia e vjetër është drejt fundit.”

 Ai akuzoi Partinë Demokratike se nxit “të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos