Motomjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, humb jetën një person

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 14:46 | Kronikë

Motomjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga.

Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në mjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Fatkeqësisht, njëri prej të plagosurve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

Policia po punon gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe të të plagosurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos