Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 19:50 | Kronikë

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”.

Në vendngjarje ndërroi jetë drejtuesi i motorit, një 19-vjeçar, ndërsa disa orë pas aksident ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari, i cili udhëtonte si pasagjer në motor.

“Ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos