Iu gjetën armë dhe municione në banesë, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 13:42 | Kronikë

Iu gjetën armë dhe municione në banesë, pranga

Policia e Tiranës ka sekuestruar municione dhe armë në banesën një 64-vjeçari në kryeqytet. Sipas policisë, ndërhyrja erdhi pas informacioneve se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin në kundërshtim me ligjin, armë dhe sende të tjera. Në operacionin “Municioni” u sekuestruan 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni.

“Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi A. D., 64 vjeç”, njofton Policia.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos