Goditi me gur xhamin e një bankomati në Korçë, arrestohet 50-vjeçari nga Puka

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 11:28 | Kronikë

Goditi me gur xhamin e një bankomati në Korçë, arrestohet

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi goditi me gur, xhamin e një bankomati të një banke të nivelit të dytë. Incidenti ka ndodhur në lagjen 9 të këtij qyteti.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës””, njofton Policia.

Goditi me gur xhamin e një bankomati në Korçë, arrestohet

Nga verifikimet policisë rezultoi se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos