Krimet zgjedhore, Prokuroria jep informacion mbi numrin e kallëzimeve

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 13:01 | Kronikë

Krimet zgjedhore, Prokuroria jep informacion mbi numrin e kallëzimeve

Prokuroria e Përgjithshme njofton se janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, përfshirë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve.

Sipas njoftimit, burimet e kallëzimeve janë të ndryshme: në 19 raste ato janë bërë nga policia gjyqësore, në 9 raste nga SPAK, në 6 raste nga subjekte politike, 8 janë nisur kryesisht dhe 2 nga qytetarë, shkruan A2.

Disa nga shifrat kryesore përfshijnë:

-Fieri me 5 kallëzime dhe po kaq procedime penale të regjistruara.

-Dibra me 9 kallëzime, por vetëm një procedim të hapur deri tani.

-Tirana me 7 kallëzime, ndërsa hetimet për to janë në proces verifikimi.

Nga 44 kallëzimet, janë regjistruar 20 procedime penale që po hetohen në disa prej prokurorive më të mëdha të vendit:

-Fier: 5 procedime (për vepra si cenimi i zgjedhjeve të lira dhe përdorimi i pasurisë për blerje votash)

-Elbasan: 4 procedime (përfshirë dhe akuza të tjera si moszbatimi i urdhrave të ligjshëm dhe fshehje të sendeve)

Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë, Durrës, Dibër: me 1-2 procedime secila, kryesisht për “përdorim të funksionit publik për fushatë” dhe “korrupsion zgjedhor”.

Një kallëzim i Prokurorisë Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier i janë dërguar për kompetencë SPAK-ut, ndërsa pjesa tjetër e dosjeve ndodhet ende në fazën e verifikimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos