Iu përplas koka në bordurë, publikohen pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 13:25 | Kronikë

Iu përplas koka në bordurë, publikohen pamjet e aksidentit ku

Si pasojë e një aksidenti tragjik mbrëmjen e së enjtes në zonën e Nea Erythraia, humbi jetën 22-vjeçari shqiptar. I riu po udhëtonte me një motor kur u përplas me një automjet pak pas mesnate.

Media greke Protothema ka publikuar pamjet e momentit të aksidentit, ku shihet momenti teksa motori ikën zvarrë për disa metra para se të përplaset me bordurën anësore.

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri Anxhelo, ka rënë më kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

VIDEO E AKSIDENTIT (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos