Aksidenti i rëndë i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar në Greqi, motoçikleta e tij u përplas me një makinë

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 10:01 | Kronikë

Aksidenti i rëndë i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Nea Erithrea" në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar.

Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63-vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit, 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos