Kallëzimi i bashkëshortes së Aleks Nikës ndaj Berishës, Bashës e Prendit, Gjykata e Lartë vendos nëse çështja do t'i kalojë SPAK

Nga Armand Bajrami
27 Shkurt 2024, 15:21 | Kronikë

Gjykata e Lartë vendos në Dhomë Këshillimi të kalojë në seancë gjyqësore me palë shqyrtimin e rekursit të bashkëshortes së Aleks Nikës, për të vendosur se cila Prokurori duhet të vijojë hetimin e kallëzimit ndaj Berishës, Bashës e Prendit.

Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

"Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00.2. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesëmarrëse në gjykim.", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos