Shpëtohet turisti çek në Malin e Dajtit

Nga A2 CNN
22 Mars 2025, 11:10 | Kronikë

Shpëtohet turisti çek në Malin e Dajtit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 së bashku me shërbimet zjarrfikëse i shpëtuan një turist çek i cili kishte humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, shkruan A2 CNN.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një turist çek i cili kërkonte ndihmë pasi kishte humbur orientimin e rrugës dhe për pasojë kishte mbetur i bllokuar, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Pas disa orësh kërkime gjatë darkës, është lokalizuar vendndodhja dhe është bërë e mundur gjetja e turistit 33-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është transportuar në hotelin ku po qëndronte.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos