Operacioni “Cazino” në Korçë: Policia godet lojërat e paligjshme të fatit, arrestohen 10 persona

Nga A2 CNN
22 Mars 2025, 10:58 | Kronikë

Operacioni “Cazino” në Korçë: Policia godet

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Cazino", duke zbuluar dhe goditur disa raste të lojërave të fatit të zhvilluara në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 10 persona, përfshirë 3 pronarë lokalesh dhe 7 klientë që u kapën duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, shkruan A2 CNN.

Gjatë kontrolleve masive në disa lokale, policia ka sekuestruar 9 monitorë kompjuterësh, 13 aparate celularë, tableta dhe një sasi parash që dyshohet se përdorej për baste.

Të arrestuarit Klajdi Leka, 21 vjeç, Gjergji Panolli, 36 vjeç, Alfred Male, 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, akuzohen për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe " Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërsa Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas kanollari, Rudenc Muçollari dhe Agron Tushini akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.

Operacioni u zhvillua nga Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja". Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për hetime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos