Kanosi nënën e tij me thikë, arrestohet 19-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 12:30 | Kronikë

Kanosi nënën e tij me thikë, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar në fshatin Shoshan të Tropojës, pasi kanosi me thikë nënën e tij.

Gjithashtu, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shoshan po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B.  

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos