Një 61-vjeçar me rrezikshmëri të lartë që ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga në Fier.
Siç bëhet e ditur, Pjetër Pacani, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, Laç ishte pjesë e listës me 50 personat më të kërkuara nga Policia e Shtetit.
Pacani, i cili u kap në flagrancë në një banesë në Fier, është dënuar me 25 vjet burgim, për vrasjen e 2 personave pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011.
Në banesën ku u kap në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri, municion luftarak dhe antiplumb. (A2 Televizion)