Udhëtonin me një furgon të mbushur me kanabis, pranga dy shqiptarëve

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 20:46 | Kronikë

Udhëtonin me një furgon të mbushur me kanabis, pranga dy

Policia spanjolle ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë të cilët u kapën me një sasi të madhe kanabisi, në makinën e tyre.

Dy shqiptarët u kapën përgjatë autostradës të San Miguel de Salinas dhe gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonin u gjetën thasë mbeturinash të mbushur me bimën narkotike.

Emri i të arrestuarve nuk bëhet me dije, teksa po vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos