Kapet “kontingjenti” me kallash në dorë, dyshohet se do kryente një krim

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 12:55 | Kronikë

Kapet “kontingjenti” me kallash në dorë, dyshohet se do

Policia e Vaut të Dejës në bashkëpunim me komisariatin e Shkodrës arrestuan një person, i cili qarkullonte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale.

Në kuadër të operacionit “Kontigjenti” u bë i mundur arrestimi i shtetasit M. (Z.) Gj., 37 vjeç,i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

M. (Z.) Gj. tentoi të largohej kur pa efektivët e policisë, por është neutralizuar menjëherë, ndërkohë që në makinë iu gjet një armë zjarri dhe 2 krehra me municion luftarak.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos