Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një 18-vjeçar, pas një operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
“Blutë” bëjnë me dije se i riu posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, dhe me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Owner”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Lazarat”, njofton policia. (A2 Televizion)